• Home
  • Moto GP
  • Shiu protagonist në Austri, piloti afrikano-jugor nuk ndërron gomat dhe fiton garën

Shiu protagonist në Austri, piloti afrikano-jugor nuk ndërron gomat dhe fiton garën

Një garë e çmendur ajo e Austrisë në MotoGP zhvilluar sot në pistën e Spielberg, fituar nga piloti afrikano-jugor Brad Binder. Shiu që nisi pak xhiro nga fundi përmbysi krejt renditjen, me pilotin e KTM që vendosi të mos hyjë në bokse për të ndërruar gomat, duke rrezikuar.

Gjithsesi, kjo strategji rezultoi e suksesshme për Binder, që arrin të mbërrijë i pari në vijën e finishit (suksesi i dytë në karrierë në MotoGP). Të gjithë pilotët e tjerë hynë në bokse dhe vendosën gomat për pistë të lagur, duke bërë që të humbisnin terren.

I dyti u klasitikua italiani Francesco Bagnaia me Ducati, ndërsa i treti u rendit spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac (e nisi garën nga pole position). Gjithsesi, shiu që nisi në xhiron e nëntë ishte protagonist i kësaj gare. I teti u klasifikua Valentino Rossi.

Në renditjen e përgjithshme të MotoGP, vijon të kryesojë francezi Fabio Quartararo me Yamaha, me 181 pikë, duke lënë pas me 134 pikë Francesco Bagnaia (Ducati) dhe spanjollin Joan Mir me Suzuki.

Leave A Comment