• Home
  • Moto GP
  • Shkrumbohet nga flakët autodromi i njohur, gara e Moto GP drejt anullimit

Shkrumbohet nga flakët autodromi i njohur, gara e Moto GP drejt anullimit

Pista e njohur e garave në MotoGP, Termas de Rio Hondo, në Buenos Aires të Argjentinës, është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar tërësisht. Një zjarr i fortë ka përfshirë të gjithë zonën e bokseve (garazhit), ku qëndrojnë motorët dhe skuadrat, zonën e shtypit dhe atë VIP.

Për fat të mirë nuk pati asnjë viktimë apo të plagosur nga kjo ngjarje e rëndë. Gjithsesi, gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP, e shtyrë për në fund të këtij sezoni, rrezikon të mos zhvillohet sërish. Vjet, kjo garë u anullua për shkak të pandemisë Covid-19.

Zjarri përfshiu të gjithë zonën e bokseve dhe era e fortë që frynte ndihmoi flakët të përhapeshin me shpejtësi, duke e bërë të vështirë edhe procesin e shuarjes së zjarrit. Zjarrëfikësit arritën të shpëtojnë zonën e muzeut dedikuar Juan Manuel Fangio, ndërkohë që kanë nisur hetimet.

Leave A Comment