• Home
  • Basketboll Vendi
  • Shqipëria nis përgatitjen për eliminatoret e botërorit, sfidë me Luksemburgun

Shqipëria nis përgatitjen për eliminatoret e botërorit, sfidë me Luksemburgun

Kombëtarja e meshkujve në basketboll nis sot përgatitjet për fazën para-eliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2025. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ndodhet në Grupin B, bashkë me Luksemburgun dhe Rumaninë.

Këtë nëntor, më datën 25, Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut ndeshjen e parë dhe të vetme për këtë vit (më datën 28 është kuqezinjtë janë pushim). Ndërsa tri sfidat e tjera do të jenë në shkurt (dy të tilla) dhe nëntor të vitit të ardhshëm.

Skuadra e renditur në vendin e parë avancon në fazën eliminatore. Një short jo shumë i vështirë për Shqipërinë, që pas një jave synon fitoren ndaj Luksemburgut, ndeshje që do të zhvillohet në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Leave A Comment