• Home
  • Seria A
  • SILURA E MALINOVSKY | Atalanta në avantazh me një gol KRYEVEPËR (VIDEO)

SILURA E MALINOVSKY | Atalanta në avantazh me një gol KRYEVEPËR (VIDEO)

Pas 80 minutash lojë, Atalanta ka gjetur golin ndaj Juventusit me një silurë të vërtetë të ukrainasit Ruslan Malinkovsky.

Një goditje dënimi nga thuajse 25 metra dhe ukrainasi që godet në lëvizje topin e nisur dhe befason portierin e Juventusit dhe mbrojtjes.

Një bombë e vërtetë e pakapshme nga askush…

 

Juventusi që në pjesën e dytë e nisi fort dhe madje pati edhe rastet për të shënuar me Vlahovic, por Atalanta më pas doli më mirë dhe rrezikoi deri sa erdhi goli.

Leave A Comment