• Home
  • Bundesliga
  • Situata e Haaland, vjen lajmi i drejtuesit që “ngrin” Borussia-n

Situata e Haaland, vjen lajmi i drejtuesit që “ngrin” Borussia-n

Sebastian Kehl, drejtuesi i Borussia Dortmund, ka folur në lidhje me gjendjen e Erling Haaland, duke konfirmuar mungesën e norvegjezit për ndeshjen e së dielës kundër Bayer Leverkusen-it: “Ka akoma probleme muskulore. Do të kthehet shpejt, është shumë i motivuar”.

Kehl ka komentuar më pas zërat e merkatos që flasin për një transferim të mundshëm të Niklas Sule nga Bayern Munich te verdhezinjtë verën e ardhshme.

“E di si funksionojnë operacionet, kështu që nuk do të komentoj. Po, është e vërtetë se ka disa lojtarë që do të lirohen në verë. Kjo është shkaktuar edhe nga pandemia, ndodh edhe tek ne”.

Leave A Comment