• Home
  • Formula 1
  • S’ka revolucion, merret vendimi për “garat sprint” për vitin 2022

S’ka revolucion, merret vendimi për “garat sprint” për vitin 2022

Edhe në sezonin 2022 të Formula 1 do të zhvillohen vetëm 3 gara sprint. Ndonëse pritej një revolucion në këtë aspekt, pasi synoheshin 6 gara të tilla, Formula 1 ka vendosur që të organizohen vetëm 3 të tilla. Aq sa u zhvilluan edhe sezonin e kaluar.

Garat sprint do të zhvillohen në 3 pista: Imola (Itali, 23 prill), Red Bull Ring (Austri, 9 korrik) dhe Interlagos (Brazil, 12 nëntor). Duket se presioni i skuadrave për të mos shtuar numrin e garave sprint ka qenë si sukesshëm, duke detyruar Formula 1 të tërhiqet.

Garat sprint do të zhvillohen ditën e shtunë dhe do të caktojnë radhën e nisjes në garën e ditës së diel. Ashtu sikurse u zhvillua edhe vjet. Për grant sprint do të jepen pikë për 8 vendet e para (8, 7, 6… 1 pikë). Vjet merrnin pikë vetëm tri vendet e para.

Leave A Comment