• Home
  • Bundesliga
  • Skandal te Bayern, Kahn: Po bashkëpunojmë me drejtësinë

Skandal te Bayern, Kahn: Po bashkëpunojmë me drejtësinë

Po bën shumë zhurmë në Gjermani hetimi ndaj këshillit administrativ të Bayern Munich për shkelje të mundshme të ligjit mbi rrogën minimale.

Bëhet fjalë për shkelje që kanë lidhje me rrogat e trajnerëve të skuadrave të moshave që duket se kanë punuar më shumë orë në krahasim me ato që parashikohen në kontratën prej 450 eurosh në muaj.

Administratori i deleguar i klubit bavarez, Oliver Kahn, i ka komentuar këto lajme për agjencinë gjermane të shtypit:

“Natyrisht, po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet në lidhje me këtë çështje. Është në interesin tonë që këto procese të sqarohen plotësisht”, ka thënë Kahn.

Leave A Comment