• Home
  • Formula 1
  • Skandali!!! Piloti i Formula 1 kërcënohet me vdekje pas aksidentit që shkaktoi në garën e fundit

Skandali!!! Piloti i Formula 1 kërcënohet me vdekje pas aksidentit që shkaktoi në garën e fundit

Piloti kanadez i Williams, Nicholas Latifi, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se është kërcënuar me vdekje dhe ka marrë mesazhe urrejtjeve nga persona të ndryshëm. Ata e konsiderojnë fajtor pilotin kanadez për titullin e humbur nga Lewis Hamilton.

Siç dihet, Latifi pësoi aksident pak xhiro nga fundi i garës së Abu Dhabit, çka solli hyrjen në pistë të makinës së sigurisë dhe më pas parakalimin e Max Verstappen, që fitoi garën dhe titullin. Ndërsa Hamilton, që deri në ato momente krysonte garën, u rendit i dyti.

Kam qenë larg mediave sociale për t’i lënë vend kohës të sistemojë gjërat pas eventeve që ndodhën në garën e fundit. Është folur shumë për atë aksident që pësova në Abu Dhabi dhe kam marrë mijëra mesazhe në rrjetet sociale, mesazhe publike e private”, tha Latifi.

Shumica e mesazheve ishin inkurajuese, por ka patur edhe shumë të tilla që përmbanin urrejtje dhe abuzim. Të përdorësh këtë mënyrë për të sulmuar dikë me mesazhe urrejtjeje, dhunë apo kërcënime është shokuese. E dija që kjo gjë do të ndodhte pas garës dhe këto mesazhe nuk ishin surprizë”, shton Latifi.

Ajo që më shokoi ishte toni ekstrem i urrjejtjes, duke shkuar deri në kërcënime me vdekje. Shumë nga këto mesazhe kaluan çdo limit, ndaj kam vendosur t’i denoncoj ato”, thas Latifi. I menjëhershëm reagimi i Mercedes: “Mundohu të jesh i fortë Nicholas, jemi në krahun tënd në luftën kundër urrejtjes e abuzimeve online”.

 

Leave A Comment