• Home
  • Moto GP
  • Skuadra VR46 e Valentino Rossi debuton në MotoGP, marrëveshje me Ducati

Skuadra VR46 e Valentino Rossi debuton në MotoGP, marrëveshje me Ducati

Skuadra VR46 e krijuar nga piloti italian Valentino Rossi do të debutojë në kategorinë MotoGP sezonin e ardhshëm. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Rossi ka arritur një marrëveshje me markën italiane të prodhimit të motorëve, Ducati, për ta furnizuar për sezonin e parë në MotoGP.

Marrëveshja duket e përfunduar dhe do të zyrtarizohet pas pushimeve verore dhe, në këtë mënyrë, Rossi do të jetë në MotoGP edhe sezonin e ardhshëm, të paktën si skuadër. Rossi ishte në bisedime edhe me Aprilia e Yamaha për ta furnizuar me motorin e tyre, por Ducati doli fitues.

Duket se futia e motorit Ducati ka bindur Rossi që t’i besojë kësaj skuadre, me të cilën ka garuar më parë në karrierën e tij. Një skuadër italiane me motor italian, që konsiderohet si një biznes me leverdi për palët dhe imazhin.

Rossi ka një marrëveshje edhe me kompaninë Tanal Enternainment Sport&Media, në pronësi të familjes mbretërore saudite, që i jep mundësi skuadrës VR46 të garojë në motor GP për 5 vite (2022-2026). Kjo skuadër aktualisht garon në dy kategoritë e vogla, Moto 2 dhe Moto 3.

Leave A Comment