• Home
  • Formula 1
  • Sot 53-vjetori i lindjes së Michael Schumacher, mesazhi: Je frymëzim

Sot 53-vjetori i lindjes së Michael Schumacher, mesazhi: Je frymëzim

Më 3 janar është ditëlindja e pilotit gjerman Michael Schumacher, që feston 53-vjetorin. Prej 8 vitesh ai është në fazë rikuperimi pas aksidentit të rëndë që pësoi në Meribel (Francë), kur po bënte ski.

Jean Todt, një nga njerëzit më të afërt te Michael, që së bashku shkruan historinë e ferrarit dhe Formula 1, I ka dërguar një mesazh.

Gëzuar ditëlindjen Michael. Në këtë ditë të veçantë për ty festojmë për një nga legjendat e Formula 1 dhe për një mik të ngushtë. Ti vijon ende të jesh një frymëzim për të gjithë ne. të shpreh gjithë dashurinë time në këtë ditë”, shkruan Jean Todt, ish-presidenti i FIA-s.

Leave A Comment