• Home
  • Formula 1
  • “Sot piloti s’ka shumë rëndësi, ja kush e bën diferencën në pistë”

“Sot piloti s’ka shumë rëndësi, ja kush e bën diferencën në pistë”

Cili është më i rëndësishëm sot në Formula 1, piloti apo makina? Një mendim për këtë çështje dha edhe piloti i ri gjerman Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher. Ai ka parë babanë e tij të triumfonte në pistë me Ferrari dhe të bënte diferencën me talentin e tij, ndërkohë që sot makinat janë bërë më shumë të rëndësishme. I këtij mendimi është edhe Mick.

Mendoj se ndryshimet e bëra në buxhet këtë sezon do të afrojnë makinat me njëra-tjetrën, për të evituar ato diferenca të mëdha që kemi parë. Këto vite kemi parë se makina ka bërë diferencën në pistë, ndërsa piloti dhe skuadra nuk kanë shumë kontroll dhe nuk mund të bëjnë diferenca të mëdha. Ndoshta këtë vit ndryshon situata”, tha Mick Schumacher.

Leave A Comment