• Home
  • Champions League
  • Sot shorti i Champions-it të vërtetë, ja kundërshtarët e mundshëm të Juves dhe Interit

Sot shorti i Champions-it të vërtetë, ja kundërshtarët e mundshëm të Juves dhe Interit

Pritja ka mbaruar. Sot, në Nyon të Zvicrës, me start orën 12:00 do të hidhet shorti për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve 2021-2022. Juventusi dhe Interi, dy skuadrat e vetme italiane që kanë mbetur në kompeticionin kryesor europian, pas eliminimeve të Atalantës dhe Milanit, do të njohin kështu kundërshtarët e tyre në fazën me eliminim direkt.

KUNDËRSHTARI I MUNDSHËM I INTERIT
Ndryshe nga Juventusi, Interi e mbylli grupin e tij në vendin e dytë, pas Real Madridit. Kundërshtari i skuadrës së Simone Inzaghit, pra, do të jetë një nga kryesuesit e vazos së parë. Duke qenë se derbet kombëtare janë përjashtuar, Interi nuk do të mund të shortohet kundër Juventusit. Nga lista është përjashtuar edhe Real Madridi, me të cilin u përball tashmë në grup.

Ja cilët janë kundërshtarët e mundshëm të Interit:
Manchester City
Liverpool
Lille
Ajax
Manchester United
Bayern Munich

KUNDËRSHTARI I MUNDSHËM I JUVENTUSIT
Juventusi e përfundoi grupin e tij në vendin e parë dhe përfshihet në vazon e parë të shortit të sotëm. Ndaj skuadra e Allegrit do të përballet me një nga “nënkampionët” e grupeve të tjera (vendet e dyta), me përjashtim të Interit, pasi derbi kombëtar nuk është i mundur tashmë në 1/8 finale të Champions-it.

Ja kundërshtarët e mundshëm të Juventusit:
PSG
Atletico Madrid
Sporting
Benfica
Villarreal
Salzburgu
Chelsea

Leave A Comment