• Home
  • La Liga
  • Spanjolli i Napolit “kërcënon” Barcelonën: Duam hakmarrje për humbjen 3-1

Spanjolli i Napolit “kërcënon” Barcelonën: Duam hakmarrje për humbjen 3-1

Në prag të ndeshjes së parë të “play-off”-it të “Europa League” ndërmjet Barcelonës dhe Napolit, Fabian Ruiz prezantoi sfidën në një intervistë të gjatë për “AS”, ku shpjegoi se ishte shumë mirë dhe i rikuperuar tashmë: “Jam mirë. Kisha pësuar një dëmtim muskulor në javët e fundit, por e kam kaluar dhe jam kthyer në ritëm. Ndihem shumë rehat”.

Më pas shpjegoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje: “Një ndeshje historike për ‘Maradonën’. Për napolitanët ai është një zot, ndiejmë dhimbjen e qytetit për vdekjen e tij dhe duam t’i bëjmë ‘homazhe’ skuadrës që e solli në Evropë. Më duhet të pranoj se e konsiderojmë si përballjen e mëparshme të Ligës së Kampionëve.

Ajo ndeshje e dytë 3-1 ishte një goditje shumë e rëndë për ne, ndaj duam revansh. Barcelona është një klub i madh, ka vlera të mëdha, por ne nuk dorëzohemi. Shpresoj që këtë herë rezultati të jetë ndryshe”.

Krahasuar me atë ndeshje në Barcelonë, mungon Leo Messi: “Të gjithë ishim të befasuar me mënyrën se si Barça e filloi sezonin. Ndihet mungesa e Messit, por Barcelona ka ende lojtarë vendimtarë në çdo sektor të fushës. Pedri thotë se do të jetë e vështirë për ne? Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, kemi pasur një marrëdhënie të mirë në kombëtare dhe herë pas here i shkruajmë njëri-tjetrit”.

Leave A Comment