• Home
  • Moto GP
  • Sponsorët dhe Ducati presion Rossit të pilotojë motorin e tij sezonin tjetër

Sponsorët dhe Ducati presion Rossit të pilotojë motorin e tij sezonin tjetër

Valentino Rossi ka deklaruar se gjatë pushimeve verore të këtij viti do të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të vijojë të garojë në MotoGP apo do të tërhiqet përfundimisht. Gjasat janë që bashkëpunimi i pilotit italian me Yamaha Petronas të mbyllen këtë fundvit, duke parë se mes palëve nuk ka shumë afrimitet.

Ky sezon ka lënë shumë për të dëshiruar për Rossi, që mund të tërhiqet. Por jo të gjithë duan që kjo gjë të ndodhë, madje ka shumë nga ata që shtyjnë Rossi të vijojë të garojë. Sezonin e ardhshëm, në MotoGP do të debutojë edhe skuadra VR46 e krijuar nga vetë Rossi, që do të përdorë motorin Ducati.

Pikërisht drejtuesit e Ducati por edhe sponsorët e ndryshëm, si të skuadrës VR46 shtu dte të MotoGP, kërkojnë që 9 herë kampioni i botës të vijojë të garojë. Ducati kërkon që Rossi të pilotojë motorin e skuadrës së tij me shpresën që të jetë kompetitiv dhe të rigjejë harmoninë në pistë.

Leave A Comment