• Home
  • Bundesliga
  • Statistika e pabesueshme e Lewandowski-t. Nuk ndodhte prej një viti

Statistika e pabesueshme e Lewandowski-t. Nuk ndodhte prej një viti

Dy ndeshje radhazi pa gol për Robert Leëandoëski-n, i cili nuk ka shënuar të mërkurën në Champions kundër Barcelona-s dhe as këtë të shtunë kundër Mainz.

Gjithçka normale, po të mos ishte për faktin se polaku nuk shënonte prej dy ndeshjesh radhazi me fanellën e Bayern nga shtatori 2020, më shumë se një vit më parë, kur nuk shënoi në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund dhe në kampionat kundër Hoffenheim.

Në 23 ndeshjet e luajtura në këtë sezon  me bavarezët në të gjitha kompeticionet, Lewa ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Leave A Comment