• Home
  • Premier League
  • Sterling dhuron spektakël, City mposht me poker Norwich-in e Rashicës (Video)

Sterling dhuron spektakël, City mposht me poker Norwich-in e Rashicës (Video)

Manchester City është kthyer të kryesojë Premier League me një avantazh prej 12 pikësh pas fitores 4-0 të marrë në fushën e Norwich-it në javën e 25-të të Premier League.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Raheem Sterling, autor i një tregolëshi. Goli tjetër i Qytetarëve është realizuar nga Phil Foden.

Edhe pse nuk ka shënuar, Milot Rashica ka qenë lojtari më i rrezikshëm i Norwich-it.

Në dy raste ka kaluar i vetëm gjysmën e skuadrës kundërshtare, por në fund është ndalur nga mbrojtja. Merion një duartrokitje edhe pse ka patur një rënie në pjesën e dytë.

Leave A Comment