• Home
  • Kupa e Botës
  • Stoichkov “kualifikon” Italinë në Botëror dhe i thur elozhe 43-vjeçarit: Akoma një nga më të mirët në botë

Stoichkov “kualifikon” Italinë në Botëror dhe i thur elozhe 43-vjeçarit: Akoma një nga më të mirët në botë

I pranishëm në jurinë që do të votojë për Golden Boy 2021, Hristo Stoichkov ka folur edhe disa tema aktuale në botën e futbillit në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

GOLDEN BOY – “Fituesi do të duhet të jetë krenar për këtë çmim sepse i është dhënë nga legjenda dhe trajnerë të mëdhenj të futbollit”, ka dashur të saktësojë Stoichkov.

ITALIA – Nuk ka munguar edhe një koment për kombëtaren e Italisë, që do të duhet të luajë në playoff për të siguruar një vend në Katar 2022:

“Ky është futbolli. Mancini ka bërë një punë të madhe dhe pres që të kualifikohen në Kupën e Botës, që ka nevojë për Italinë”.

E SHKUARA DHE TASHMJA – “Çfarë më ka mbetur në mendje nga eksperienca me Parma-n? Shumë miqësi, që është gjëja më e rëndësishme. Muajin e kaluar isha në Parma dhe kemi dalë për të ngrënë të gjithë bashkë: ishim një grup i madh.

“Buffon? Isha në fushë në 1995-ën kur ka debutuar në moshë shumë të re dhe e kam parë përsëri në stërvitje javën e kaluar. Ka ruajtur të njëjtin mentalitet si atëherë. Kjo është arsyeja pse është një portierët më të mirë në botë në moshën 43-vjeçare”.

Leave A Comment