• Home
  • Tirana
  • Suksesi nis nga porta; Bekaj zbulon sekretin e Tiranës… fantastike

Suksesi nis nga porta; Bekaj zbulon sekretin e Tiranës… fantastike

Tirana kryesuese do ta luajë nesër ndeshjen e javës së 19-të të Superiores. Kundërshtari i bardhebluve do të jetë Skënderbeu, që drejtohet nga ish-sulmuesi i 25 herë kampionëve të vendit, Migen Memelli.

Kuptohet, objektivi i kryeqytetasve është fitorja e radhës, duke mos iu dhënë mundësi ndjekësve më të afërt për t’i bërë presion. Në konferencën për shtyp doli portieri Visaj Bekaj, i cili nënvizoi ndër të tjera:

“Nëse me Kukësin kemi dhënë 100%, ndaj Skënderbeut do të japim 200%, pasi këto ndeshje që duken më të lehta në fakt dalin më të vështira. Mbrojtja është shumë e mirë për momentin, mendoj se ka për të më ndihmuar shumë si portier.

Të them të drejtën jemi shumë mirë nga sulmi, mesfusha dhe mbrojtja. Sfidanti ynë kryesor për titull? Për mendimin tim, rivali më i fortë është Laçi, ndër ekipet më të mira, por edhe Kukësi.

Çelësi i suksesit të skuadrës sonë? Grupi e bën Tiranën më të fortë, jo vetëm fizikisht apo taktikisht, por edhe si atmosferë fantastike”.

Leave A Comment