• Home
  • Champions League
  • Super Dzeko mposht Shakhtar, Inter pret një dhuratë nga Real. Ajax përmbys Besiktas me dy gola historikë (Video)

Super Dzeko mposht Shakhtar, Inter pret një dhuratë nga Real. Ajax përmbys Besiktas me dy gola historikë (Video)

Inter ka mposhtur 2-0 Shakhtar në javën e pestë të Grupit D dhe ka shkuar vetëm një hap larg 1/8-ave të Champions League.

Një kualifikim që do të zyrtarizohej nëse Sheriff nuk do të arrijë të fitojë kundër Real Madrid.

Protagonisti i ndeshjes në San Siro ka qenë Edin Dzeko, autor i dy golave në harkun e gjashtë minutave (61′, 67′) që i kanë dhuruar një fitore të rëndësishme zikaltërve.

Fiton edhe Ajax, që ka blinduar Grupin C falë lojtarit surprizë të këtij sezoni të Champions League.

Holandezët kanë fituar 2-1 me përmbysje në fushën e Besiktasit falë dy golave të shënuar nga Haller, i aktivizuar në pjesën e dytë.

27-vjeçari, me golat e shënuar në minutën e 54-t dhe 69-të, është bërë lojtari i parë në historinë e Champions-it që shënon 9 gola në pesë ndeshjet e para të karrierës të luajtura në këtë kompeticion.

Haller ka thyer rekordin e Haaland.

Leave A Comment