• Home
  • Kupa e Botës
  • Super projekti i Serisë A: një kampionat në 20 ditë gjatë Kupës së Botës

Super projekti i Serisë A: një kampionat në 20 ditë gjatë Kupës së Botës

Ajo e Lega-s së Serisë A është një ide shumë e rëndësishme, një vizion dhe një projekt: një turne për t’u luajtur gjatë Botërorit në Katar me të gjitha 20 skuadrat e Serisë A që nuk do të jenë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Ideja për të cilën po punon Lega e Serisë A është ajo që ta luajë turneun në një strukturë në SHBA, që mund t’i lejojë 20 skuadrat të jetojnë dhe të luajnë, dhe të stërviten, në të njëjtin vend.

Pak a shumë e njëjta gjë që është bërë me ‘flluskën’ e NBA në 2020-ën. Andrea Butti, përgjegjës i kompeticioneve dhe operacioneve të Serisë A, ka shpjeguar për Tuttomercatoweb.com:

“Në atë kohë kemi qenë në kontakt direkt me kampionatin amerikan të basketbollit. NBA ka marrë më të mirën e protokolleve të ndryshëm, ne kemi qenë ajo që është studiuar më shumë. Kishte 124 ndeshje për të rikuperuar dhe 3 të Kupës së Italisë: jemi të fundit që jemi kthyer të luajmë dhe ia kemi dalë”.

E bëri edhe NBA, me titullin e fituar nga Los Angeles Lakers.

Leave A Comment