• Home
  • La Liga
  • Tagliafico do vetëm Barçën, “ngrin” të gjitha ofertat e tjera

Tagliafico do vetëm Barçën, “ngrin” të gjitha ofertat e tjera

Barcelona kërkon të forcojë pozitën e mbrojtësit të majtë në këtë merkato dimërore. Ka disa emra në tavolinë, por për momentin i pari në listë është Nicolás Tagliafico. Barcelona dhe Ajax kanë disa ditë që po negociojnë për transferimin e argjentinasit. Situata nuk është e lehtë, sepse Ajax nuk dëshiron të ndahet me futbollistin e tij.

Megjithatë, katalanasit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë ekzistuar gjithmonë mes dy klubeve. Ai që e ka shumë të qartë sxituatën është Tagliafico. Futbollisti i jep përparësi ofertës së Barçës mbi të tjerat, që ka marrë nga Napoli, Marseille, Aston Villa dhe Chlesea. Vetë lojtari ka qenë shumë i qartë me përfaqësuesin e tij, të cilit i ka thënë të refuzojë gjithçka dhe të negociojë transferimin e mundshëm në “Camp Nou”.

Barcelona ka propozuar një huazim deri në fund të sezonit me opsion blerjeje, por Ajax dëshiron transferimin final tani. Klubi Blaugrana, për shkak të situatës së keqe financiare nuk është në gjendje të pranojë një transferim në këtë moment, ndaj këtu është përqendruar diskutimi mes dy klubeve. Tagliafico ka besim se Ajax do ta lejojë të largohet.

Në sezonet e mëparshme kishte oferta për të shkuar në klube të tjera, por gjithmonë ka respektuar kërkesën e gjigantit holandez për të qëndruar. Dhe kjo ka ndodhur në disa raste. Për këtë arsye ai beson se në këtë moment është klubi që duhet ta ndihmojë lojtarin për të shkuar te Barcelona.

Tagliafico mbërriti tek Ajax në vitin 2018, ku ka fituar përvojë të madhe në nivel kontinental. Pavarësisht se ka luajtur si anësor, ai ka shënuar 14 herë në këto vite, duke u bërë argjentinasi me më shumë gola në historinë e Ajax-it. Ai ka arritur fitore të rëndësishme kundër Real Madridit, Juventusit apo Tottenhamit. Në sezonin 2018-2019 ishte gjysmëfinalist i Champions-it me Ajax.

Leave A Comment