• Home
  • La Liga
  • Tani është zyrtare: Aubameyang nënshkruan me Barcelonën

Tani është zyrtare: Aubameyang nënshkruan me Barcelonën

Barcelona e Xavi më në fund ka zyrtarizuar në faqen e vet të internetit ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi gabonez, i cili kishte ndërprerë kontratën me Arsenalin, ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025.

Në të ekziston një mundësi për të rënë dakord për largimin e tij në vitin 2023. Klauzola e përfundimit të kontratës para kohe është vendosur 100 milionë euro.

Negociatat ‘in extremis’, në ditën e fundit të merkatos dimërore, kulmuan me nënshkrimin e kontratës, që do ta lidhë atë, të paktën për një sezon e gjysmë, me skuadrën katalanase. Ai ka pranuar uljen e pagës këtë sezon.

Aubameyang mbërrin te Barça pasi përjetoi momentin më të vështirë të karrierës së tij. Në moshën 32-vjeçare, gabonezi ishte larguar nga Arsenali, pas disa përplasjeve me trajnerin. Mikel Arteta vendosi ta linte kapitenin jashtë skuadrës londineze.

Klubi së shpejti do të informojë detajet e prezantimit të Pierre-Emerick Aubameyang si lojtar i ri i ekipit të parë. Barça ngulmoi për gabonezin duke njohur mirë shpejtësinë e madhe dhe instinktin e tij të golave. Sulmuesi afrikan ka shënuar më shumë se 300 gola si profesionist dhe është një nga më të spikaturit e dekadës së fundit në këtë drejtim.

Leave A Comment