• Home
  • Formula 1
  • “Te Ferrari nuk ka pilotë lider, Leclerc e munda sezonin e parë”

“Te Ferrari nuk ka pilotë lider, Leclerc e munda sezonin e parë”

Sezoni i parë te Ferrari për Carlos Sainz ka qenë pozitiv, duke arritur të mposhtë shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc. Një dyshe tashmë e kolauduar, që synon më shumë sezonin e ardhshëm të Formula 1, kur të aplikohen edhe rregullat e reja.

Duke folur për të ardhmen, Sainz shprehet: “Përparësi ka skuadra dhe se kush do të jetë piloti i parë apo i dytë do të jetë pista ajo që do ta përcaktojë. Këtu nuk ka një lider dhe do ta nisim sezonin e ri si të barabartë. Jemi të dy pilotë të aftë dhe të fortë për të fituar”.

Makinën e sezonit të ri kam patur mundësi ta provoj në simulator dhe është krejt ndryshe nga ajo që kemi pilotuar deri më tani. Do të jetë e vështirë për ta pilotuar në fillim. Gjithsesi, dua të garoj për të fituar me Ferrarin, për të qenë makina më e mirë”, u shpreh Carlos Sainz.

Leave A Comment