• Home
  • Champions League
  • Të hënën hidhet shorti: renditja e kundërshtarëve të mundshëm të Juventus dhe Inter në 1/8-at e Champions-it

Të hënën hidhet shorti: renditja e kundërshtarëve të mundshëm të Juventus dhe Inter në 1/8-at e Champions-it

Juventus dhe Inter janë dy skuadrat e vetme të Serisë A që janë kualifikuar në 1/8-at e Champions League dhe La Gazzetta dello Sport ka bërë një renditje të kundërshtarëve të mundshëm të bardhezinjve dhe zikaltërve në fazën me eliminim direkt.

Juventus ka fituar Grupin H, ndërsa Inter ka dalë në vendin e dytë në Grupin D.

Skuadrat nga i njëjti vend dhe nga i njëjti grup nuk mund të përballen në 1/8-at e Champions League.

Kundërshtarët e mundshëm të Juventus-it janë: PSG, Atletico Madrid, Benfica, Sporting, Villareal dhe Salzburg.

Kundërshtarët e mundshëm të Inter-it janë: Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, Manchester United, Ajax ose Lille.

Shorti i 1/8-ave të Champions League do të hidhet në Nyon të hënën dhe ja si i ka renditur e përditshmja prestigjioze italiane rivalët e mundshëm të Juventus dhe Inter në raundin e ardhshëm të Champions-it:

Juventus

PSG *****

Atletico Madrid ****

Benfica ***

Sporting Lisbon ***

Villareal ***

Salzburg **

Inter

Manchester City *****

Liverpool *****

Bayern Munich *****

Manchester United ****

Ajax ****

Lille ***

Leave A Comment