• Home
  • Formula 1
  • Te Red Bull nuk e llogarisin Ferrarin: Mercedes rivali ynë edhe sezonin e ri

Te Red Bull nuk e llogarisin Ferrarin: Mercedes rivali ynë edhe sezonin e ri

Helmut Marko, një nga drejtuesit e makinës Red Bull, mendon se edhe gjatë vitit 2022 do të shohim sërish një sfidë mes makinës austriake dhe Mercedes për titullin kampion për konstruktorë në Formula 1. Ai nuk mendon se Ferrari, këtë vit forca e tretë, do të arrijë të konkurrojë për titullin.

Rregullat e reja krijojnë shumë paqartësi për të ardhmen, por mendoj se do të jetë sërish një betejë mes Red Bull e Mercedes. Vështirë se Ferrari do të jetë kaq shpejt kompetitiv. Kjo vlen edhe për McLaren apo për makinat e tjera. Gjithsesi, sa më shumë konkurrencë aq më mirë do të jetë për sportin tonë”, tha Marko.

Këtë sezon, Mercedes fitoi titullin kampion për konstruktorë, duke lënë pas Red Bull, Ferrari e McLaren. Makina italiane këtë vit bëri një hop të madh përpara, pasi vjet u rendit e gjashta, ndërsa këtë sezon u ngjit në podium.

Leave A Comment