• Home
  • Champions League
  • Të skualifikuarit në Champions League, ylli i City-t dhe ai i Atletico Madrid-it e pësojnë më keq se Barella

Të skualifikuarit në Champions League, ylli i City-t dhe ai i Atletico Madrid-it e pësojnë më keq se Barella

Nicolo Barella nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të mungojë në sfidat e ardhshme të Champions League për shkak skualifikimi.

Komisioni disiplinor i UEFA-s, në fakt, ka ndëshkuar me tri ndeshje pezullim Kyle Walker të Manchester City dhe Yannick Ferreira Carrasco të Atletico Madrid, që do të mungojnë respektivisht në ndeshjet kundër Sporting dhe Manchester United.

Në sherrin e zhvilluar gjatë Porto-Atletico janë ndëshkuar edhe Wendell (3 ndeshje) dhe Marchesin (një ndeshje), lojtarë të Porto-s që do të përballen me Lazio-n në 1/16-at e Europa League.

3 ndeshje skualifikim: Kyle Walker (Manchester City), Wendell (Porto), Yannick Ferreira Carrasco (Atletico Madrid)

2 ndeshje skualifikim: Nicolo Barella (Inter)

Një ndeshje skualifikim: Augustin Marchesin (Porto)

Leave A Comment