• Home
  • Champions League
  • “Të tregojmë veten edhe në Europë”, Inzaghi: Na pret një ndeshje vendimtare

“Të tregojmë veten edhe në Europë”, Inzaghi: Na pret një ndeshje vendimtare

Inter-i është në Tiraspol, Moldavi, ku të mërkurën në mbrëmje do të përballet me vendasit e Sheriff-it në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimin në 1/8-at e Champions League.

Zikaltrit kanë 4 pikë në grupin D që kryesohet nga Sheriff dhe Real Madrid me 6 pikë pas tri javëve të para.

“Na pret një ndeshje e madhe dhe vendimtare, do të duhet të tregojmë veten edhe në Europë”, ka thënë trajneri Inzaghi në konferencë për shtyp.

“Është ndeshja e kaluar ka qenë vendimtare, kemi luajtur një futboll shumë të mirë dhe kemi parë rreziqet që na presin. Kjo skuadër ka mundur Real Madrid dhe Shakhtar jo rastësisht.

“Do të duhet të jemi të përqendruar dhe nuk duhet të mendojmë për derbin me Milan-in që na pret në kampionat. Sheriff ka treguar se është shumë i aftë në kundërsulme”.

Leave A Comment