• Home
  • Tenis
  • Tenistët rusë rrezikojnë Australian Open, organizatorët nuk njohin vaksinën Sputnik

Tenistët rusë rrezikojnë Australian Open, organizatorët nuk njohin vaksinën Sputnik

Organizatorët e grand slam të Australian Open kanë bërë me dije se nuk do të lejojnë të luajnë në këtë turne tenistët që kanë kryer vaksinën ruse Sputnik. Kjo vaksinë nuk është e licensuar në Australi dhe, për pasojë, nuk njihet nga organizatorët e turneut të parë të madh të vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Melburn.

Ky vendim vë në rrezik pjesëmarrjen e disa prej tenistëve më të mirë në botë, kryesisht atyre meshkuj, si Daniil Medvedev (numri 2) dhe Andrey Rublev (numri 8). Nuk dihet ende se çfarë vaksine kanë kryer këta dy tenistë apo edhe mjaft të tjerë, meshkuj e femra.

Ndërkohë, tenistja ruse Natalia Vikhlyantseva, konfirmoi tërheqjen nga Australian Open pas këtij vendimi të organizatorëve. Ajo tha se ka kryer pikërisht vaksinën Sputnik. Vaksinat e vetme që njihen në Australi janë ato të Pfizer dhe Moderna.

Leave A Comment