• Home
  • Tenis
  • Tenistja kineze e zhdukur prej një jave pasi akuzoi ish zv.kryeministrin për dhunë seksuale

Tenistja kineze e zhdukur prej një jave pasi akuzoi ish zv.kryeministrin për dhunë seksuale

Tenistja kineze Peng Shuai, që dy javë më parë pat akuzuar ish-zv.kryeministrin e këtij vendi për aggression seksual, është zhdukur prej një jave. Të gjithë në Kinë janë në ankth për fatin e saj. Bëhet fjalë për një nga sportistet kineze më të njohura, fituese e grand slam të Wimbledon(2013) e Roland Garros (2014) në lojën dyshe.

Më 2 nëntor, përmes rrjeteve sociale (Weibo), tenistja 35-vjeçare ka rrëfyer një abuzim seksual karshi saj nga Zhang Gaoli, aktualisht 75 vjeç dhe funksionar i lartë i Partisë Komuniste Kineze. Ngjarja ka ndodhur kur Peng ishte ende e re dhe Gaoli ishte zv.kryeministër i vendit (2012-2017).

Ai postim i Shuai Peng u fshi pas 20 minutash nga rrjetet sociale. Madje atë ditë, në Kinë, nuk kishte asnjë informacion për fjalën tenis (wangqiu në gjuhën kineze) si dhe për vetë tenisten. Ndërkohë që, prej një jave, askush nuk ka informacion për fatin e tenistes. Ka gjasa që ajo të jetë arratisur në Amerikë, por kjo gjë nuk konfirmohet.

Leave A Comment