• Home
  • Tenis
  • Tenistja kineze takohet me presidentin e IOC dhe mohon akuzat për dhunë seksuale

Tenistja kineze takohet me presidentin e IOC dhe mohon akuzat për dhunë seksuale

Tenistja kineze Shuai Peng ka takuar në një hotel të Fshatit Olimpik presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. Ky takim është konfirmuar nga të dyja palët, takim që u zhvillua pas akuzave që tenistja bëri ndaj një ish-funksionari të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

36-vjeçarja konfirmoi edhe një herë se deklaratat e saj janë keqkuptuar dhe se asnjëherë nuk ka akuzuar askënd për abuzim seksual. “Nuk jam zhdukur kurrë dhe nuk e kuptoj këtë shqetësim nga ana e njerëzve. Jeta ime nuk ka asgjë speciale”, u shpreh Shuai Peng për “L’Equipe”.

Nuk kam thënë kurrë se dikush më ka sulmuar seksualisht. Atë mesazh në rrjetet sociale e hoqa pasi doja. Pati një keqkuptim në botën e jashtme pas atij mesazhi dhe nuk dua që të flitet më për këtë çështje”, tha Shuai Peng, tashmë e tërhequr nga sporti. Bach ka ftuar tenisten për vizitë në Lozanë.

Leave A Comment