• Home
  • La Liga
  • TENSION PARA PSG-REAL | Perez dhe Al Khelaifi prishin “rregullin” e UEFA-s, shkak Mbappe. Ancelotti “zbut” situatën

TENSION PARA PSG-REAL | Perez dhe Al Khelaifi prishin “rregullin” e UEFA-s, shkak Mbappe. Ancelotti “zbut” situatën

Siç raporton Sport, Paris Saint-Germain ka anuluar darkën e zakonshme institucionale mes drejtuesve të klubit parizian dhe atyre të Real Madridit, në prag të ndeshjes së Champions League.

Darka, e promovuar zyrtarisht nga UEFA në secilën prej ndeshjeve të luajtura në kompeticionin më të mirë evropian për klube, do të zhvillohej në Guy Savoy, i konsideruar si restoranti më i mirë në botë në vitin 2020 dhe me tre yje Michelin.

Një shenjë se marrëdhëniet mes dy klubeve janë çdo gjë tjetër veçse të mira, veçanërisht duke pasur parasysh transferimin gjithnjë e më të mundshëm të Kylian Mbappé te Real Madrid me parametra zero ne vere.

Carlo Ancelotti, i cili foli në konferencën për shtyp për të folur për ndeshjen e nesërme kundër Paris Saint-Germain u ndal edhe te kjo mundesi…

“Unë mendoj se të gjithë lojtarët janë të fokusuar të bëjnë më të mirën e tyre sepse ka një audiencë të madhe. Ata duan të bëjnë më të mirën për të ndihmuar skuadrën të eliminoje rivalët për Champions League.

Ajo që mendon Mbappé dhe ajo që mendon Benzema, Vinicius apo Messi është e njëjta, ne të gjithë kemi të njëjtën ide. Eliminoni një rival për të fituar Champions League”…

Leave A Comment