• Home
  • Champions League
  • Terry “shenjtëron” Bonucci dhe Chiellini: Tashmë janë legjenda, ja trajneri im i preferuar

Terry “shenjtëron” Bonucci dhe Chiellini: Tashmë janë legjenda, ja trajneri im i preferuar

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, John Terry ka folur për sfidën mes Chelsea dhe Juventusit në Champions League: “Chelsea do të fitojë 2-0, sepse po bën mirë dhe nuk ka pasur probleme që nga ndeshja e humbur kundër Juventusit. Edhe me mungesa, blutë janë superiorë”.

Ish-kapiteni i bluve londinezë, megjithatë, lartësoi figurat e Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, dy mbrojtësit që kanë bërë historinë e Juventusit prej vitesh: “Ata janë më të mirët e gjeneratës së tyre, dy top-lojtarë. Tashmë janë legjenda, i kam studiuar vetë, siç kam studiuar gjithmonë italianët: Baresi, nga ku filloi gjithçka dhe Maldini, legjenda ime absolute”.

Kur u pyet për trajnerin me të cilin absolutisht do të preferonte të punonte, Terry u përgjigj pa shfaqur asnjë dyshim: “José Mourinho. Më kujtohet një kohë kur u lëndova në kyçin e këmbës. Duhej të rrija jashtë për rreth 20 ditë, Mou vinte në dhomën e rikuperimit të lëndimeve, fliste me të gjithë dhe mua më injoronte.

Isha kapiteni, nuk mund ta pranoja. Telefonova doktorin dhe i thashë: Më bëj një injeksion, dua të jem nesër atje. Mou më bëri të luaja dhe më pas më dërgoi pesë ditë në Dubai për t’u rikuperuar”.

Së fundi, anglezi kujton përvojen e tij me Antonio Conte, trajnerin e ri të Tottenham: “Nëse je te Tottenham, ti je kundërshtari im, mos bëni shaka. Antonio do t’ia dale, sepse punon shumë. Asnjëherë nuk kemi qenë aq të aftë sa me të”.

Leave A Comment