Teuta fiton duelin e kreut me Vllazninë, “OK” edhe Kamza e Tirana

Janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të të Superligës në basketboll për meshkuj, javë që ka konfirmuar skuadrën e Teutës në krye të renditjes.

Durrsakët fituan 78-64 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull. Më i miri për Teutën ishte Wallace me 34 pikë.

Fiton edhe Tirana, që mundi 76-64 Dinamon në derbin kryeqytetas, duke qenë forca e dytë në kampionat. Për bardheblutë u dallua Hysenagolli me 24 pikë.

Kamza Basket korr suksesin e katërt në kampionat, duke mundur 86-78 Partizanin në fushën e saj. Thano dhe Edwards realizuan nga 20 pikë për shkodranët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Ramme për të kuqtë.

Superliga – Meshkuj, java e 7-të

Dinamo – Tirana, 64-76

Kamza Basket – Partizani, 86-78

Teuta – Vllaznia, 78-64

Renditja: Teuta 13 pikë, Tirana 12 pikë, Vllaznia 11 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Partizani 8 pikë, Dinamo 8 pikë.

Leave A Comment