Teuta triumfon në finalen e parë, mposht Goga Basket në kohën shtesë

Teuta ka fituar 88-84 ndaj Goga Basket në finale e parë play off në basketboll për meshkuj, ndeshje e luajtur në mjediset e “Akademisë Goga”. Sukses i vështirë por i merituar i ekipit durrsak, që fiton jashtë fushe dhe udhëheq 1-0 serinë e finaleve.

Gioga Basket nuk përfitoi nga faktori fushë dhe nga një avantazh prej 7 pikësh që kishte në fund të periodës së tretë. Teuta nuk u dorëzua, arriti të rikuperojë në minutat e fundit dhe të çojë ndeshjen në kohën shtesë. Koha e rregullt u mbyll 76-76.

Ndeshja nis mirë për Teutën, që udhëheq 27-18 në fund të periodës së parë, por shpejt Goga rikuperon në çerekun e dytë, duke barazuar shifrat në 44-44 në fund të pjesës së parë. Ekuilibër edhe në 20 minutat e dyta, ndaj gjithçka vendoset në minutat shtesë.

Në 5 minutat ekstra skuadra e Teutës ka një epërsi të lehtë, duke fituar 88-84. Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Allen i Teutës me 29 pikë e 16 rebound, por që s’mjaftuan. Në kahun tjetër u dallua Hysenagolli, me 20 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Wilson me 18 pikë.

Leave A Comment