• Home
  • La Liga
  • Thuram “luan” PSG-Real Madrid: Ka vetëm një favorit në këtë ndeshje

Thuram “luan” PSG-Real Madrid: Ka vetëm një favorit në këtë ndeshje

Nuk ka mbaruar akoma fundjava e kampionateve, por shikimi është hedhur që tani nga ndeshjet e Champions League të ditëve të ardhshme dhe veçanërisht te sfida mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Lilian Thuram ka dhënë mendimin e tij në lidhje me super ndeshjen e 1/8-ave të Champions-it.

“Nëse ka një favorit në këtë ndeshje mendoj se është PSG. Kur ke Messi, Mbappe dhe Neymar është shumë e vështirë të humbësh një ndeshje ose një përballje të dyfishtë sepse janë më të mirët në botë”, ka thënë ish-mbrojtësi francez për Marca-n.

“Kur ke lojtarë të tillë rezultati është logjik: fiton. Messi bën një diferencë të madhe, apo jo? Kanë edhe një nga portierët më të mirë në botë, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, Marquinhos. Më pas është edhe Kimpembe, një lojtar i kombëtares… Kështu që, nëse ka një favorit këtu, mendoj se është PSG”.

Kujtojmë se parisienët do të paraqiten në këtë ndeshje pas fitores në minutën e fundit të marrë në kampionat kundër Rennes, ndërsa Real nga barazimi 0-0 në La Liga kundër Villarreal-it.

Leave A Comment