• Home
  • Tirana
  • Tirana e mbyll në avantazh derbin, tifozët protagonistë (Video)

Tirana e mbyll në avantazh derbin, tifozët protagonistë (Video)

Është mbyllur pjesa e parë e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.

Bardheblutë po fitojnë 1-0 falë një goli të Përgjonit në minutën e 27-të.

Atmosfera në Air Albania Stadium ka qenë e zjarrtë, me sfidën që është ndërprerë për disa minuta në fillim për shkak të flakadanëve dhe fishekzjarrëve të hedhur në fushën e lojës nga tifozët.

Skuadra e Shehit ka kaluar në avantazh në minutën e 8-të me Xhixhën, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje të Ngoo.

Leave A Comment