Tirana e Partizani “poker” fitoresh, udhëheqin pa humbje kampionatin

Janë luajtur takimet e javës së 4-të të kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, ku pas sfidave të fundit Tirana e Partizani ndodhen në krye me nga 8 pikë të plota.

Partizani fitoi pa probleme 74-49 ndaj Elbasanit në kryeqytet, sfidë e dominuar nga ekipi i “kuq”. Edhe Tirana nuk vuan shumë për të mundur Studentin 78-63. Për Studenin kjo është humbja e parë në kampionat.

Fiton Flamurtari, që në fushën e tij mundi 82-41 Apoloninë, duke u ngjitur në vendin  e tretë në renditje. Suksesin e parë sezonal koru Vllaznia, që në kryeqytet mundi 82-40 Tirana Barleti Basket, duke iu larguar fundit të renditjes.

Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t

Tirana – Studenti, 78-63

Partizani – Elbasani, 74-49

Apolonia – Flamurtari, 41-82

Tirana Barleti Basket– Vllaznia, 40-82

Renditja: Partizani 8 pikë, Tirana 8 pikë, Studenti 7 pikë, Flamurtari 7 pikë, Elbasani 5 pikë, Vllaznia 5 pikë, Apolonia 4 pikë, Tirana Barleti Basket 4 pikë.

Leave A Comment