• Home
  • Tirana
  • Tirana mbyll merkaton me një talent të ekipit kombëtar Shpresa

Tirana mbyll merkaton me një talent të ekipit kombëtar Shpresa

Tirana e mbyll merkaton e dimrit me një tjetër goditje. Më saktësisht, kryesuesit e Superiores kanë rrëmbyer nga Laçi një lojtar mjaft premtues, Arbër Bytyçi, i cili është edhe pjesë e Shqipëria U-21.

Ja njoftimi i klubit 25 herë kampion me këtë rast: “Në orët e fundit të merkatos së janarit, Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Arbër Bytyqi.

KF Tirana ka arritur marrëveshjen me klubin e futbollit Iliria, tek i cili ka arritur dakordësinë në shitjen e kartonit të 19-vjeçarit dhe tashmë ai do të jetë pjesë e bardhebluve për tri sezone e gjysëm në vazhdim.

Mesfushori pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e radhës, për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Shehi dhe stafit teknik”.

Leave A Comment