• Home
  • Basketboll Vendi
  • Tirana mikpritëse e Europianit, Shqipëria synon triumfin në turneun U-16 për djem

Tirana mikpritëse e Europianit, Shqipëria synon triumfin në turneun U-16 për djem

Në Tiranë, më datat 14-21 korrik, do të zhvillohen takimet e Divizionit C të Kampionatit Europian në Basketboll për djem, kategoria U-16. Ky event do të organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB), që për herë të parë merr prësipër një event të këtyre përmasave.

Pjesëmarrëse në këtë turne (zakonisht marrin pjesë shtetet e vogla të Europës) janë 7 ekipe, të ndara në dy grupe. Në Grupin A bëjnë pjesë Uellsi, Gjibraltari, Malta dhe Andora. Ndërsa në Grupin B janë Shqipëria, San Marino, Skocia, Moldavia dhe Luksemburgu.

Ndeshjet e Europianit U-16 të Divizionti C për djem do të luhen në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet. Kombëtarja U-16 në basketboll për djem drejtohet nga trajneri 37-vjeçar malazez Aleksandar Curovic, e cila pretendon triumfin në turneun e shtëpisë.


Kalendari i ndeshjeve

Leave A Comment