• Home
  • Laçi
  • Tirana mposht Laçin, merr kreun e renditjes me dy autogola (Video)

Tirana mposht Laçin, merr kreun e renditjes me dy autogola (Video)

Tirana ka mundur Laçin në javën e katërt të Kategorisë Superiore dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi.

Sfida e luajtur në Selan Stërmasi është vendosur në pjesën e dytë.

Kanë qenë dy autogola të miqve që u kanë dhuruar fitoren bardhebluve.

Roganovic dhe Ignatovic kanë devijuar topin në portën e tyre në minutën e 53-të dhe 75-të, duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme vendasve.

Tirana ka marrë kreun e renditjes me tetë pikë, në pritje të ndeshjes që do të luhet në 16:45 mes Kukësit dhe Teutës.

Leave A Comment