• Home
  • Bundesliga
  • Tjetër largim te Bayern, ja dy lojtarët që rrezikojnë

Tjetër largim te Bayern, ja dy lojtarët që rrezikojnë

Pas Michael Cuisance, i cili është blerë nga Venezia, në shtëpinë e Bayern Munich po punohet edhe për të paktën një largim tjetër në janar.

Me Marc Roca që ka shpjeguar se nuk ka dëshirë të largohet nga klubi në këtë moment të sezonit, lojtarët që rrezikojnë janë Bouna Sarr dhe Corentin Tolisso, sipas Bild.

I pari, i marrë për 8 milionë euro në 2020-ën, është parakaluar në nga Stanisic në hierarkitë për krahun e djathtë dhe klubi bavarez kërkon ta laergojë, por rroga (2.5 mln euro në vit) ka vështirësuar gjithçka, me lojtarin që ka refuzuar disa oferta nga Franca dhe Italia.

Bayern shpreson që paraqitjet e mira në Kupën e Afrikës mund të tërheqin vëmendjen e klubeve.

I dyti është afër skadencës së kontratës dhe për këtë arsye mund të jetë më e lehtë që të gjendet një sistemim në janar edhe pse akoma nuk ka ardhur asnjë ofertë.

Leave A Comment