• Home
  • Moto GP
  • Tjetër tragjedi në motoçiklizëm, ndërron jetë piloti 16-vjeçar çek

Tjetër tragjedi në motoçiklizëm, ndërron jetë piloti 16-vjeçar çek

Një tjetër tragjedi ka prekur sportin e motoçiklizmit dhe sërish viktimë është një djalosh i ri. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin çek Jakub Gurecky, një pilot mjaft premtues, që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shumta të marra në kokë.

Ai po stërvitej në Sllovaki kur është rrezuar nga motori, duke marrë plagë të rënda, që e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tij. Vitin e kaluar, Gurecky u shpall fitues i Northern Talent Cup dhe këtë vit do të garonte në MotoGP Rockies.

Leave A Comment