• Home
  • Moto GP
  • Tjetër zhgënjim për Rossi: Garë negative, nuk është ky rezultati që synoj

Tjetër zhgënjim për Rossi: Garë negative, nuk është ky rezultati që synoj

Tjetër garë zhgënjyese për pilotin italian Valentino Rossi, që në pistën e Katalunja është rrëzuar, duke mos marrë asnjë pikë. Një rrëzim që mund të ishte evituar edhe pse deri në ato momente gara kishte qenë jo fort e mirë për veteranin e MotoGP.

Motori dridhej shumë dhe ishte i vështirë për t’u pilotuar. Prisja më shumë nga motori. Ishte e çuditshme, pasi humbisja shumë ndaj rivalëve në çdo xhiro dhe nuk e kuptoja përse”, tha Rossi.

Ishte një garë negative, pasi prisnim tjetër rezultat në Katalunja. Gjatë provave kisha një ritëm të mirë me gomat e forta, ndërsa në garë ndodhi e kundërta. Më parakaluan të gjithë dhe isha i avashtë në kthesa”, tha Rossi, që piloton për Yamaha Petronas.

Leave A Comment