Tomori: Ju them si mundet Liverpool-i

Mbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori, ka folur në prag të ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it.

“Duam të fitojmë. Do të futemi në fushë me mentalitetin e duhur, me një mentalitet fitues. Ata janë shumë të fortë, dhe nuk është e lehtë të përballesh me ata”, ka thënë anglezi.

“Një nga çelësat për të fituar do të jetë të kemi një shpirt të madh skuadre. Është shumë e rëndësishme të mos pësojmë gol, unë kërkoj të bëjë më të mirën, por varet nga të gjithë: është një lojë skuadre.

“Jemi rritur shumë si skuadër në krahasim me shtatorin, ajo ishte hera e parë në Champions për shumë lojtarë të ekipit. Pas pesë ndeshjesh dhe fitores me Atletico-n, jemi më të vetëdijshëm”.

Leave A Comment