• Home
  • Moto GP
  • Tragjedi në motoçiklizëm, piloti 19-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit

Tragjedi në motoçiklizëm, piloti 19-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit

Piloti 19-vjeçar zviceran Jason Dupasquier, që garon në kategorinë Moto 3 me motorin KTM, nuk ka mundur të mbijetojë pas aksidentit të 24 orëve më parë, gjatë provave zyrtare të garës së Çmimit të Madh të Italisë (pista e Mugello). Në momentin e rrëzimit, mbi trupin e tij kaluan edhe dy pilotë të tjerë, që nuk patën mundësi të evitonin kontaktin.

Ky rrëzim dhe këto dy kontakte (njëri mbi kokë e tjetri mbi këmbë) ishin fatale për Dupasquier, që nuk ka mundur të mbijetojë. Në orët e para të mëngjesit ai kreu edhe një operacion në kokë, por dëmtimet që kishte marrë ishin të shumta e të mëdha. Dorna bëri me dije sot, se pak pas mesdite, piloti i ri ndërroi jetë në spital.

Piloti mbërriti në spital në gjendje kritike, pas rrëzimit në kthesën e nëntë. Në pistë atij iu dha ndihma e shpejtë dhe më pas u transportua në spital me helikopter. 19-vjeçari ishte në sezonin e tij të dytë në kategorinë Moto 3, djali I një ish-piloti të garave të motokros.

Leave A Comment