• Home
  • La Liga
  • Traore kthehet te Barcelona, por duket një njeri tjetër: transformimi është mbresëlënës

Traore kthehet te Barcelona, por duket një njeri tjetër: transformimi është mbresëlënës

Barcelona ka zyrtarizuar dje një tjetër goditje në merkato.  Adama Traore është një lojtar i ri blaugrana. Bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi për lojtarin që është larguar nga Wolves me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes:   Traore, në fakt, është rritur te të rinjtë e La Masia-s dhe më pas ka bërë debutimin e tij mes profesionistëve me ekipin e parë të katalanasve.

 

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për të, me pak ndeshje, pavarësisht paraqitjeve të mira me ekipin e dytë. Vetëm 4ndeshje zyrtare me ekipin e parë, me trajnerët që e kanë përdorur më shumë vetëm në miqësore.

Për këtë arsye, sulmuesi ka nisur pelegrinazhin e tij, tek Aston Villa, Middlesbrough d he më pas te Wolves. Në Premier, ai është përmirësuar dhe është bërë një nga sulmuesit më interesantë të kampionatit anglez. Meritë edhe e një fiziku mbresëlënës: përveç paraqitjeve, Traore ka tërhequr vëmendjen edhe falë evoluimit  muskulor që ka patur.

Në fakt, Adama ka treguar në sezonet e fundit një fizik të frikshëm, duke e bërë shumë të vështirë punën e kundërshtarëve që janë munduaar ta ndalin në fushën e lojës.

Cili është sekreti i tij? Sipas Marca-s, merita është e nënës natyrë: “Stërvitem çdo ditë me përgatitësin tim atletik, njerëzit më pyesin nëse punoj me pesha ose në marr ndonjë gjë, por është vetëm përgatitje dhe punë fizike. Nuk punoj për të rritur masën muskulore sepse më rriten shumë shpejt në mënyrë të natyrshme. Nuk kam ngritur asnjë peshë. E di se njerëzit nuk do ta besojnë, por është e vërtetë”.

 

Një transformim i jashtëzakonshëm në krahasim me kohën kur vishte fanellën e Barcelona-s në sezonin 2014-15 dhe tani. Adama Traore    ka shpërthyer fizikisht deri në atë pikë sa duket  një njeri tjetër. Një përforcim me peshë dhe muskuj për  Xavi-n.

Leave A Comment