• Home
  • Tenis
  • Tsitsipas e Raducanu triumfojnë në raundin e parë, avancon edhe Murray

Tsitsipas e Raducanu triumfojnë në raundin e parë, avancon edhe Murray

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të parë të vlefshme për grand slam të Australian Open.

Numri 3 në botë për meshkuj, greku Stefanos Tsitsipas, fitoi 3-0 (6-2, 6-4, 6-3) ndaj suedezit Mikael Ymer, duke siguruar kualifikimin. Në raundin e dytë shkon edhe australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 (6-4, 6-4, 6-3) britanikun Liam Broady.

Pas një beteje me 5 sete, kualifikohet edhe ish-numri 1 në botë, britaniku Andy Murray, që mposhti 3-2 gjerogjianin Nikoloz Basilashvili

Te femrat, debutim me fitoren për britaniken 18-vjeçare Emma Raducanu, fituesja e US Open, që mundi 2-1 (6-0, 2-6, 6-1) amerikanen Sloane Stephens. Fiton edhe numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, që mundi 2-1 me përmbysje neo-zelandezen Storm Sanders (5-7, 6-3, 6-2).

Leave A Comment