• Home
  • Tenis
  • Turneu Masters i Indian Wells, triumfojnë Norris dhe Badosa

Turneu Masters i Indian Wells, triumfojnë Norris dhe Badosa

Tenisti britanik Cameron Norrie është fitues i turneut Masters të Indian Wells, zhvilluar në Kaliforni (Amerikë). Ai mundi 2-1 (3-6, 6-4, 6-1) në finale gjeorgjianin Nikoloz Basilashvili.

Një finale me dy emra jo shumë të njohur, me britanikun që korri suksesin e parë në një turne Masters. Ndërsa Basilashvili ishte tenisti i parë gjeorgjian që shkon në finalen e një turneu Masters.

Për femra, ky turne u fitua nga tenistja spanjolle Paula Badosa. Ajo mposhti 2-1 (7-6, 2-6, 7-6) bjellorusen Victoria Azarenka. Kjo e fundit ishte favorite, por humbi dy herë në “tie break”. Për Badosa, ky është suksesi i parë në një Masters.

Leave A Comment