• Home
  • Moto GP
  • U rikthye pas 9 muajsh, Marquez: Pas garës së Jerez doja të ndalesha sërish

U rikthye pas 9 muajsh, Marquez: Pas garës së Jerez doja të ndalesha sërish

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, u rikthye në pistë këtë sezon pas 9 muajsh pushim. Gjithsesi, 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, ka rrëfyer se mund të ndalej sërish pas dy rrëzimeve që pësoi në garën e Jerez dy javë më parë. “Mundësia që të ndalesha sërish ishte reale pas rrëzimit”, shprehet Marquez në prag të garës së Mugello, që zhvillohet këtë të diel në Itali.

Çdo fundjavë mund të ndodhë kjo gjë, që krejt papritur të ndalem. Nga këto rrëzime nuk kam asgjë pozitive, veçse dëmtoj më shumë krahun dhe pengoj lidhjen e kockave. Nëse shoh se ka ndonjë gjë që nuk shkon, do të ndalem. Krahu nuk është ende aq i fortë sa dëshiroj dhe kjo më pengon gjatë garës. Në Mugello do të vuaj shumë, pasi është një pistë e vështirë”, tha Marquez.

Pas garës së Jerez bisedova me mjekët, pasi mendoja të ndalesha sërish, mjekët më thanë që është pozitive përfshirja e garave në jetën e përditshme, për të rifituar ritmin e garës. Gjithsesi, kur përpiqem të bëj diçka më shumë, kocka ndjen dhimbje dhe më pengon të jap dhe marr atë që dua. Gjithsesi, ky vit do të jetë eksperimental për mua, për të kuptuar se deri ku mund të shkoj”, tha Marquez.

Leave A Comment