• Home
  • Champions League
  • U shpall lojtari i ndeshjes kundë Inter-it, Modric: Ja çfarë na tha Ancelotti para ndeshjes

U shpall lojtari i ndeshjes kundë Inter-it, Modric: Ja çfarë na tha Ancelotti para ndeshjes

Në ditën e 100 ndeshjeve në Champions League, prej të cilave 92 të luajtura me Real Madrid, Luka Modric është zgjedhur lojtari i ndeshjes së luajtur kundër Interi-t.

Los Blancos kanë fituar 2-0 kundër zikaltërve, duke fituar grupin.

Mesfushori kroat ka komentuar ndeshjen në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit:

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin sepse donim ta mbyllnin grupin në krye dhe të shmangnim skuadrat më të forta, edhe pse pas kualifikimit duhet t’i fitosh të gjitha ndeshjet nëse do të fitosh trofeun”, ka thënë Modric.

“Ancelotti? Trajneri ynë na ka thënë të mbanim topin në mesfushën e tyre. Kemi bërë një punë të mirë në rikuperimin e topit kur ata kundërsulmonin. Pas pjesës së parë, Ancelotti na ka thënë të vazhdonim kështu, të bënim presing dhe ta mbanim topin sa më gjatë pa u nxituar”.

Në lidhje me moshën që po kalon:

“Ndihem shumë mirë. Mosha është gjithmonë e më pak një problem me kalimin e viteve sepse lojtarët janë në gjatë të zgjasin karrierat e tyre. Më duket sikur nuk jam akoma 30 vjeç”, ka thënë 36-vjeçari.

Leave A Comment